Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e Empolit është rikthyer te fitorja në Serie A.
Empoli shënoi fitore 2-4 në udhëtim te Salernitana, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.
Andrea Pinamonti shënoi dy gola në fitoren e mysafirëve, një nga loja e hapur dhe një tjetër nga penalltia, një gol e shënoi Patrick Cutrone dhe Stefan Strandberg një autogol.
Luca Ranieri shënoi për vendasit, teksa një gol ia dhuroi edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili sot shënoi në portën e gabuar. Ismajli luajti tërë takimin sot.
Te Empoli luajti edhe mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 72-të.
Minuta as kësaj radhe nuk kishte për portierin e Kosovës, Samir Ujkanin.
Ndryshe, Empoli pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë, kurse Salernitana mbetet e fundit (20) me vetëm katër pikë.