Ndeshja e djeshme e Milanit ndaj Bolognas rezultoi më e vështirë se sa mendohej edhe pse kuqezinjtë ishin në superioritet numerik.
Milani vuajti deri në fund për të marrë tri pikët dhe për të zgjidhur ndeshjen u desh një gjuajtje spektakolare e Bennacer nga jashtë zonës për të çuar shifrat në 3:2, me golin e Ibrahimoviç në minutën e 90 që vulosi rezultatin 4:2 për kryesuesit e Serisë A.
“Ndoshta do të gjuaj 10 herë, por do ta bëj një gol të tillë vetëm një herë.
Nuk u mendova gjatë, thjesht gjuajta. E kapa mirë, bëra një gol me peshë dhe ndaj jam i lumtur.
A më ndihmon boksi për koordinimin? Po, mendoj se duhet të jesh i ekuilibruar dhe pastaj duhet ta godasësh mirë. Të lëshosh këmbën. Por nuk di ta shpjegoj, është thjesht një gjë që e bën dhe kaq”, tha Bennacer.