Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video nga përfundimi i punimeve në Stadiumin e Kukësit.
Ai ka thënë se po përmbyllet edhe kjo vepër publike në shërbim të komunitetit.
Postimi:
“Mirëmëngjesi dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë”