Newcastle është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Steve Brucet.
Klubi anglez po synon të sjellë një trajner të njohur.
Së fundmi, thuhet se drejtuesit e kubit anglez janë duke monitoruar situatën e trajnerit, Diego Simeone.
Pronarët e rinj thuhet se do të tentojnë ta bindin argjentinasin ta marrë drejtimin e skuadrës, me këtë të fundit që ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2024.