Real Madrid mendon që tani për pasuesin e Dani Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Spanjolli është vetëm 29-vjeç dhe ka edhe shumë vite karrierë para se të varë këpucët në gozhdë, por dëmtimet e shpeshta që ka pësuar Carvajal gjatë viteve të fundit kanë detyruar drejtuesit e Los Blancos të mendojnë për të ardhmen.
Ata piketuan edhe pasardhësin e spanjollit që pritet të jetë një francez ashtu siç ndodhi me Marcelon në krahun e majtë ku u afrua Mendy për ta zëvendësuar gradualisht.
Nordi Mukiele është i përzgjedhuri i Real Madrid me anësorin francez që ka kontratë me Lepizig deri në 2023-in por do ta priste krahëhapur një kalim të mundshëm te Los Blancos.