Pas fitores që Milani arriti ndaj Bolognas, u pozicionua në vendin e parë të tabelës së klasifikimit në pritje të ndeshjes së rivalëve të Napolit.
Sot në mëngjes trajneri i “kuqezinjve” ka marrë një lajm të mirë për ndeshjen ndaj Torino. Lojtari kryesor i tyre i cili ishte i infektuar me COVID-19, është shëruar.
Theo Hernandez ka arritur të mposhtë virusin, nga ajo që tregonte tamponi i bërë së fundmi, duke rezultuar negativ.
Milan ka njoftuar shërimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social të tyre në Twitter.
Hernandez do të rikthehet menjëherë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme.