Liria - Trepça 89. derbi i rivalëve të vjetër

Futboll

Liria - Trepça 89. derbi i rivalëve të vjetër

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:40
Liria - Trepça 89. derbi i rivalëve të vjetër

Liga e Parë nuk ndalet, pasi do të vazhdojnë të luhen ditën e sotme ndeshjet e xhiros së 10-të në dy grupet.

Katër sfida do të zhvillohen në Grupin A derisa tri të tjera në Grupin B gjatë ditës së sotme.

Të gjitha ndeshjet që janë në program për tu luajtur do të nisin me fillim nga ora 13:00.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Prizren, ku Liria pret liderin Trepçën ’89.

Interesant në Grupin A është edhe takimi mes Vëllaznimit dhe Onix, derisa ndeshja kryesore në Grupin B zhvillohet në kryeqytet, ku Flamurtari pret Arbërinë.Liga e Parë:

Grupi A

Liria – Trepça ’89
Trepça – Istogu
Vëllaznimi – Onix
Besa – Rahoveci

Grupi B

Vllaznia – Ferizaj
Kika – Fushë Kosova
Flamurtari – Arbëria

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat