Ditën e nesërme, Partizani do të luajë sfidën e radhës përballë Tiranës në një derbi nga i cili pritet shumë.
Në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja analizoi Partizanin në të gjitha aspektet duke filluar që nga mungesat, te mënyra e lojës e objektivat.
ATMOSFERA: ‘’Atmosfera është tepër pozitive, përtej pikëve të munguara, por më shumë të lëna nga loja që kemi bërë.
Atmosfera është pozitive për vetë faktin se derbi i prodhon këto, të gjithë janë të motivuar, kemi kërkuar nga lojtarët të mos të ulet doza e entuziazmit pavarësisht fitores së munguar në këto javë’’.