Shokon ish-lojtari i Manchester Utd: Më kërcënuan me vdekje

Futboll

Shokon ish-lojtari i Manchester Utd: Më kërcënuan me vdekje

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:21
Shokon ish-lojtari i Manchester Utd: Më kërcënuan me vdekje

Ish mbrojtësi legjendar i Manchester Utd, Patrice Evra së fundmi ka zbuluar një situatë aspak të këndshme që ka ndodhur në karrierën e tij. Në vitin 2011, në një ndeshje kundër Liverpulit, Evra u ofendua nga Luis Suarez, ku ky i fundit përdori thirrje raciste. 

Ndërkohë që çështja po investigohej për fyerjet raciste, Evra dhe familja e tij morën kërcënime me vdekje nga shumë tifozë, por dhe të dënuar.

“Fillova të merrja sharje nga tifozët e Liverpulit, madje dërgonin letra në zyrat e klubit.

Një prej letrave ishte nga një i burgosur, i cili thoshte se do të më vriste sapo të dilte nga burgu. Policia më tha që do ta merrte seriozisht këtë punë. Për dy muaj isha i mbrojtur nga roje gjatë gjithë kohës”.

Evra shtoi se një ditë teksa po ecte me makinë, pa që një veturë po e ndiqte nga pas.

“Teksa po ngisja makinën pashë dikë që po më ndiqte. Kur ndalova, edhe makina tjetër ndaloi dhe u largua. Policia e gjurmoi makinën, por nuk gjetën asgjë në lidhje me situatën”.

Pas ndeshjes me Liverpul, Luis Suarez u dënua për sjellje raciste me një gjobë prej 40 mijë paund dhe 8 ndeshje pezullim. Kjo ngjarje është publikuar në autobiografinë e Evrasë, ku çdo ditë po dalin ngjarje të padëgjuara më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat