Atalanta ka barazuar 1-1 me Udinese-n në shtëpi.
Sfida e javës së 9 e kampionatit italian është zhbllokuar në fillimin e pjesës së dytë, pasi 45 minutat e para janë mbyllur në barazim pa gola.
Ka qenë Malinovsky që ka shënuar në minutën e 56-të me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.
Kur mendohej se bergamaskët kishin siguruar tri pikët, Beto ka shënuar në minutën e 94-t për Udinese-n dhe ka fiksuar shifrat në 1-1.
Pak momente para golit të bardhezinjve, Gasperini është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri për protesta.
Atalanta ka shpërdoruar një rast të artë për t’u ngjitur në vendin e katërt të renditjes.