Drenica nga Skenderaj po kalon formë të mirë në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Skenderaj ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit nga Klina.
Nga minuta e 35-të, Dukagjini mbetet me një lojtar me pak, përjashtohet Ilir Syla me karton të kuq, pasi që shkaktoi penallti.
Denisson shënon nga penalltia (36’) për epërsinë 1:0. Në minutën e 71-të, Denisson shënon gol të bukur për 2:0.
Drenica zë vendin e dytë me 20 pikë dhe Dukagjini është në të tetin me 10 sosh pas 11 jave.