Leart Paçarada është në super formë, asistoi për fitoren bindëse të St. Paulit, e cila e mundi me rezultat 4:0 Hansa Rostock, në takimin e javës së 11-të të Bundesliga II.
Futbollisti nga Kosova tregoi lojë të mirë me bashkëlojtarë duke e shkatërruar rivalin.
Irvine e hapi serinë e golave në minutën e 11-të.
Pas 7 minutave (18’), Paçarada me mjeshtrin e tij asiston deri te Kyereh i cili realizon për 2:0.
Në minutën e 50-të anulohet një gol për St. Paulit pas shikimit të VAR-it, pasi që Burgstaller ishte në pozitë jashtë loje.
Në minutën e 62-të, Burgstaller shënon për 3.0.
Paçarada u paraqit standard si zakonisht, duke dhënë me të mirën dhe u zëvendësua në minutën e 69-të.
Makienok në minutën e 78-të thellon fitoren në 4:0 duke i dhënë edhe goditjen përfundimtare rivalit.
St. Pauli kryeson me 25 pikë, duke lënë pa Regensburg me 22, Schalke 22 pikë etj. ndërsa Hansa zë vendin e 14-të me 11 pikë.