Ferizaj vazhdon me serinë fantastike në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B. Futbollistët e Ferizajt shënojnë fitoren e pestë rresht, kësaj radhe fituan me rezultat 2:1 në konak të Vllaznisë së Pozhoranit.
Ferizajasti ngjiten në vend të tretë me 17 pikë, kanë dy me pak se lideri Ramiz Sadiku i Prishtinës.
“Një ndeshje e fituar me mund dhe djersë, të gjithë lojtarët luftuan me maksimumin e tyre deri në fund te ndeshjes, kjo ishte fitorja e 5-të radhas e djelmoshave tanë nën-drejtimin e trajnerit Arbnor Morina.
Golashënues ishin; Çlirim Kashtanjeva (1) dhe Behar Bardhi (1).
Vazhdojmë tutje, drejtë synimit tonë”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.
Grupi B
2 Korriku - Ramiz Sadiku 0:1
Vitia - Vushtrria 0:1
Vllaznia - Ferizaj 1:2
Kika – F. Kosova 2:0
Flamurtari - Arbëria 1:1
Pas javës së 10-të, Ramiz Sadiku kryeson me 19 pikë, pasojnë Vushtrria 18, Ferizaj 17. Arbëria 16, 2 Korriku 15, Vllaznia 13, Flamurtari 11, KIka 9, Fushë Kosova 8 e Vitia 7.