Ballkani ka arritur ta mposhtë përsëri (2:0) Prishtinën në BKT Superligë.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe angazhimin e futbollistëve të tij.
“Në tërësi jam i kënaqur me interpretimin e lojës, është pa nga minuta e parë që kemi hy ndryshe me rrezik tjetër, kemi bërë presion të lartë”, tha fillimisht Bekim Isufi për Art Sport.
“E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar koridoret dhe i kemi shfrytëzuar”.
“Kur luan ndaj ekipeve që din të mbrohen, nganjëherë faktori i 1 lojtari më shumë nuk çon peshë,por kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës”, tha Isufi.