Sonte (e diele) do zhvillohet derbi i rivalëve të urryer ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.
Dy gjigantët anglez që janë duke garuar për titullin kampion do kërkojnë pikët e plota në “Old Trafford”.
Të dy skuadrat kanë pasur rezultate pozitive në kohën e fundit, andaj do mundohen të arkëtojnë pikët e plota.
Formacionet zyrtare:
Man United: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Greenwood, Ronaldo.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Keita; Jota, Salah, Firmino
Derbi i ‘zjarrtë’ do nis në ora 17:30.