Atalanta u barazua sot në sekondat e fundit të ndeshjes së luajtur në shtëpi ndaj Udinese me një gol të Beto, teksa Gian Piero Gasperini u përjashtua me karton të kuq nga arbitri…
“Nuk ishte një ndeshje e madhe në nivel teknik, por nuk ishte e lehtë. Ne e mbajtëm mirë fushën, ne kryenim gjithmonë ndeshjen tonë.
Duhej të kishim kujdes për kundërsulmet e tyre. Kur zhbllokuam lojën kishte raste të mira, mund ta mbyllnim. Nëse kjo nuk ndodh, është normale që një top joaktiv mund të përcaktojë rezultatin”.
Si e komentoni dëbimin tuaj?
“Përjashtimi është absurd, bëhem i pambrojtur nëse nuk kam një homolog që më shpjegon. Nuk kam bërë absolutisht asgjë, ka pasur një faull, pastaj ka qenë manovra jonë dhe e tyre, pastaj janë këta zotërinj arbitra që duhet të nxjerrin fytyrën dhe të shpjegojnë vendimet që marrin… Një djalosh më përjashtoi…”
Në një lojë ku nuk ka pasur protesta, është e vështirë të pranohet ky karton i kuq. Ata nuk kanë si të shpjegojnë se çfarë panë, çfarë shkruajnë mbaron atje.
Sistemi bëhet i lehtë gabojne. Ata jane profesionistë, ndoshta nuk paguhen shumë, shpresoj t’i paguajnë shumë dhe më shumë. Por shpresoj që ta vendosin fytyrën, kjo është vërtetë e pakomentueshme.
Një profesionist nuk qëndron në të njëjtën anë për njëzet vjet”.