Shqiprim Taipi ishte njeriu i ndeshjes Kukësi-Vllaznia duke shënuar dhe një perlë ndaj shkodranëve.
Pas ndeshjes, në prononcimin për mediat Taipi u shpreh se e ka më të lehtë të shënojë nga distanca dhe tha se vëllai, Gjelbrimi është lojtar më i mirë dhe më teknik.
“Mund të them se më lehtë e kam të shënoj nga larg se nga afër se kam humbur disa raste të pastra. Pmund të them se të gjithë e dimë se Skëndërbeu ka probleme, e dimë që Kukësi ka probleme në Europë dhe kam ardhur për titullin.
Mund të them se vllau është lojtar më i mirë sepse ai është më teknik ndërsa unë jam më luftarak. Është një ndjenjë shumë e mirë sepse më ka ndodhur për herë të parë që luaj me vllain”, u shpreh Shqiprim Taipi.