Liverpool ka arritur të shënoi fitore të thellë ndaj rivalit, Manchester United në “Old Trafford”.
“Reds” triumfuan me rezultat të thellë 0:5.
Kjo fitore u mundësua falë shkëlqimit të yllit egjiptian, Mohamed Salah që realizoi het-trik.
Salah ishte lojtari më i vlerësuar në fushë, sipas sajtit presitigjioz të vlerësimeve “SofaScore”.
Egjiptiani u vlerësua me notën 9.9, kurse Jota me notën 8.6.
Te Man Unitedi lojtari me notën më të lartë u vlerësua Scott McTominay, kurse më të ulët ishte portieri, David de Gea që mori notën 5.6.