Një fitore si ajo ndaj Manchester United (0:5) nuk e kishte imagjinuar kurrë, ndaj Jurgen Klopp e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura…
“Çfarë mund të them? A e prisja këtë? Jo. Ajo që bëmë ishte çmenduri!
Presioni i lartë, fitimi i topave, shënuam gola të mrekullueshëm. U thashë futbollistëve në pjesën e parë të luanin më mirë. E kontrolluam lojën pas golit të pestë, nuk kishte të bënte me shënimin e më shumë golave, rëndësi kishte të mos kishim dëmtime”
Rezultati është i çmendur, pyeta nëse ka pasur një rezultat të tillë në histori. Lojtarët shkruan një pjesë të bukur të historisë. Është e veçantë, por ne nuk festojmë si të çmendur.
Kemi respekt për kundërshtarët, ishim me fat në disa momente, United nuk është në momentin më të mirë”
Për dëmtimet: “James Milner ka një problem në kofshë, më tregoi se diçka nuk ishte në rregull. Për Naby Keitan duhet të shohim, ka një problem në këmbë.”
Salah – “Mo ishte aty për të shënuar gola. Ai e përballon shumë mirë famën, kënaqet me futbollin e tij. E dija që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu, e di situatën”.