Interi barazon me rezultat 1:1 në derbin e madh italian, në përballje me Juventusin, në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”.
Goli i futbollistit boshnjak, Edin Dzeko, nuk ishte vendimtar për zikaltrit.
Kampioni në fuqi bëri lojë të mirë por nuk mori tre pikë në luftë për kreun e tabelës.
Sulmuesi boshnjak shënoi në portën boshe pas një topi të kthyer nga shtylla që e goditi (rreth 20 metra) Hakan Calhanoglu.
Në minutën e 89-të, Paulo Dybala nga penalltia barazon rezultatin 1:1.
Pas javës së nëntë në Serie A, Napoli kryeson me 25 pikë, duke lënë pas MIlanin me 25, Interin 18, Romën 16 pikë, ndërsa Juventusi zë vendin e gjashtë me 15 sosh.