Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ekipit turk Bolusporit, Odise Roshi është bërë baba për herë të parë.
Ai përmes një postimi në faqene tij zyrtare në “Instagram”, ka dhënë lajmin e mirë se është bërë baba për herë të parë.
“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël”,shkruan fillimisht 30-vjeçari, teksa më poshtë bën publik edhe emrin.
“Të dua Rois“, vazhdon tutje Roshi me postimin që shoqërohet me një foto të dorës së djalit.