Legia e Varshavës ka konfirmuar largimin e Czeslaw Michniewicz nga posti i kryetrajnerit.
Klubi polak nuk ka qenë aspak në formën e duhur këtë edicion, derisa një ndër personat që ka ndikuar ishte trajneri.
Legia e Varshavës përmes një komunikate konfirmoi largimin e Michniewicz, derisa edhe zbuloi se Marek Golebiewski do jetë pasuesi.
“Lega Varshavë njofton se Czeslaw Michniewicz është larguar nga klubi. Marek Golebiewski do jetë trajneri i ri”.
‘Çmenduria’ është që Legia për momentin renditët në pozitën e 15-të në tabelë me nëntë pikë, 18 prapa liderit Lech Poznan.
Ndërkohë, edhe Lirim Kastrati është pjesë e skuadrës polake ku ka regjistruar tetë paraqitje duke kontribuar me një gol, por ende nuk e ka fituar vendin titullar.