Mes përleshjeve e ndërhyrjeve nga tifozët, mbyllet në mënyrë dramatike pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani
Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të madh në Shqipëri mes Tiranës dhe Partizanit.
Fundi ishte mjaft dramatik, teksa pas tetë minutave shtesë, Tirana arriti të kalonte në epërsi 1:0 pas një goli të shënuar nga penalltia në minutën 45+8.
Paraprakisht, kishte një konfrontim fizik mes lojtarëve të të dyja ekipeve, pas një ndërhyrje të palejuar.
Ndërkaq, gjatë pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të mjeteve piroteknike që tifozët i hudhën në stadium.