Manchester City planifikon transferimin e De Jong

Futboll

Manchester City planifikon transferimin e De Jong

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:45
Manchester City planifikon transferimin e De Jong

Manchester City është tejet i interesuar në transferimin e Frenkie de Jong nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Pep Guardiola është i dashuruar në lojën e holandezit dhe do të tentojë transferimin e tij.

Por, City nuk e ka të lehtë ta transferojë De Jogun, pasi në garë raportohet të jetë edhe Bayern Munichu.

Holandezi kaloi në Camp Nou në vitin 2019 nga Ajaxi, e që ka arritur të përshtatet shpejt në filozofinë e lojës së katalunasve.

Por, kriza që ka kapluar klubin, mund të bëjë që ai të largohet nga Blaugranasit dhe Manchester City po i fërkon duart.

Kampioni i Ligës Premier mund të bëjë çmendurinë duke ofruar një shumë të maje dhe Barcelona që është në krizë financiare, mund ta pranojë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat