Ndërron jetën në moshën 73-vjeçare trajneri legjendar i Glasgow Rangers, Walter Smith.
Ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë që nga fillimi i vitit, madje në muajin mars i ishte nënshtruar operacionit.
Walter Smith konsiderohet legjendë e Glasgow Rangers dhe Skocisë.
Ai ka fituar plotë 10 tituj kampion në elitën e futbollit skocez, pesë Kupa të Skocisë dhe gjashtë Kupa të Ligës, si dhe ka arritur deri në finalen e Kupës UEFA në vitin 2008. Ai mbetet trajneri i dytë më i suksesshëm i klubit të Glasgow-t pas Bill Struth.
Smith ka drejtuar për katër vjet Evertonin si dhe dy vite të tjera Skocinë përpara se të merrte drejtimin e Glasgow-t.