Chalobah nuk zhgënjen

Futboll

Chalobah nuk zhgënjen

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:17
Chalobah nuk zhgënjen

Trevoh Chalobah nuk zhgënjen pritshtmëritë e drejtuesve të Cheslea-t, duke fituar kështu besimin e tyre.

Djaloshi i formuar pikërisht në akademinë e bluve të Londrës do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, pasi drejtuesit i kanë ofruar rinovimin e kontratës për një kohë të gjatë.

22-vjeçari e nisi sezonin kundër Villarrealit në Superkupën e Europës, ku zhvilloi 120 minuta lojë, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e trofeut.

Trajneri Thomas Tuchel i ka dhënë besim mesfushorit, i cili në gjashtë aktivizime ka reziliar 2 gola, duke mos e zhgënjyer trajnerin gjerman. Pikërisht falë paraqitjeve të tij, drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojë kontratën për një kohë të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat