Është lojtari më i mirë këtë edicion i skuadrës më të trofshme në Shqipëri, Tiranës.
Fjala është për Vesel Limajn, mesfushorin e jashtëzakonshëm nga Kosova, i cili po aktivizohet te Tirana në Supërligën e Shqipërisë.
Ish lojtari i Kukësit që u transferua këtë vit në Tiranë është më meritori që klubi nga kryeqyteti shqiptar renditet i pari në Superiore.
24 vjeçari ne derbin më të madh në Shqipëri të zhvilluar të hënën në mes Tiranës dhe Partizanit ka qenë vendimtar duke e shënuar golin e vetëm për ‘bardheblutë’.
Sipas burimeve të ATV-se, mesfushori po monitorohet nga disa klube evropiane dhe po ashtu nga kombëtarja e Shqipërisë, e cila po mendon t’i bëjë ftesë.
Limaj, ani pse kishte deklaruar që do të pranonte me kënaqësi ftesën e Kosovës, nga Kosova ende nuk është kontaktuar asnjëherë.
Mesfushori i cili ka shënuar 3 gola në 6 ndeshje këtë edicion, ka qenë pjesë edhe e skuadrës gjermane Hamburg.