Bayern vendos në shitje yllin e skuadrës

Futboll

Bayern vendos në shitje yllin e skuadrës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Bayern Munich është i interesuar për shitjen e sulmuesit Kingsley Coman.

Francezi ka kontratë deri në vitin 2023 dhe është duke refuzuar që të hap negociatat për rinovimin e kontratës.

Manchester City dhe Chelsea janë dy klubet që janë duke e shikuar nga afër, derisa tani Bayern është i hapur për shitjen.

Sipas AS, Bayern dëshiron të fitojë para në mënyrë që të mos e lejojë Coman të largohet falas si David Alaba, që tani është pjesë e Real Madridit.

Pos kësaj, “Bavarezët” kanë gjetur edhe pasuesin e Coman, ku në listë ndodhen Antony (Ajax) dhe Karim Adeyemi (RB Salzburg).

Francezi në shtatë ndeshje këtë edicion ka regjistruar vetëm një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat