Trajneri i njohur, Afrim Toverlani është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pasi ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Sipas burimeve të KK, me datë 25, zotëri Toverlani ka qenë i dehur dhe ka mbajtur me vete edhe një armë të ftohtë, thikë dhe ka shkuar tek shtëpia e Shpend Ahmetit.
“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti.
Patrulla kur ka shkuar në vendngjarje i ka takuar katër burra të cilat janë bashkëpunëtorë të Shpend Ahmetit dhe trajnerin Afrim Tovërlani”.
Toverlani është në mbajtje prej 48 orësh.