Futbollistja Liridona Syla është kreatore e fitores së Kombëtares së Kosovës, me rezultat 1:0 ndaj Armenisë, në takimin e vlefshëm të Grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror - “Australi & Zelandë e Re 2023”.
Syla shënoi në minutën e 87-të.
Liridonë Syla është shprehur e lumtur për triumfin.
“Luajtëm mirë, krijuam shumë raste por para portës nuk u treguam të vëmendshme dhe nuk konkretizuam rastet.
Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës, e golin e fitores veç Kosovës ia dedikoi edhe babait tim të ndjerë”, thotë Syla.