Jose Mourinho gjithmonë është shquar për batuta si brenda por edhe jashtë fushës së futbollit. Kartoni i kuq që mori në ndeshjen që Roma e tij luajti kundër Atalantës, nuk e kanë penguar portugezin të ironizojë vendimin e arbitrit.
Në profilin e tij, në Instagram, Murinjo ka hedhur një video në të cilën ai shfaqet teksa bërtet nga tribuna duke dhënë udhëzime në minutat e mbetur të ndeshjes me Napolin. Këtë postim ai e ka shoqëruar dhe më një fjali.
“Kur nuk ke biletë dhe dëshpërimisht do të shohësh një ndeshje të bukur futbolli”.
Postimi i 58 vjeçarit bëri namin në Instagram, ku për pak orë kapi mbi 1 milionë shikime. Kot nuk e ka nofkën ‘”The Special One”.