Arsenali kishte triumfuar në raundin paraprak në këtë kompeticion ndaj skuadrës së AFC Wimbledon, duke fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi, gjersa skuadra e Leeds e kishte mposhtur skuadrën e Fulham nëpërmjet penalltive 6-5.
Të dy skuadrat tani kanë publikuar formacionet zyrtare.
Arsenal ka bërë plot nëntë ndryshime për dallim nga ndeshja e kaluar në Premier Ligë ndaj Aston Villas, me vetëm Smith Rowe dhe Ben White që kanë qëndruar në 11-shen startuese.
Arsenal XI: Leno; Cedric, Holding, White, Kolasinac; Maitland-Niles, Elneny, Smith Rowe; Martinelli, Nketiah, Pepe.
Leeds United XI: Meslier; Drameh, Llorente, Struijk, Dallas; Phillips, Forshaw; Roberts, James, Harrison; Rodrigo.
Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45.