Ideja për ta zhvilluar Botërorin një herë në dy vite vazhdon të shkaktojë debate. Janë të shumtë ata që nuk e shikojnë me sy të mirë vendimin për të rritur ndjeshëm numrin e ndeshjeve gjatë viti kalendarik.
Mes skeptikëve është edhe Carlo Ancelotti. Trajneri i Real Madrid ka dhënë mendimin e tij gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Osassuna-s:
“Është e vërtetë se ka shumë futboll në televizor dhe më pëlqen si tifoz kjo mundësi; si protagonist, trajner, nuk është mënyra më e mirë për të përgatitur ndeshjet dhe për të hedhur në fushë një skuadër të nivelit të lartë”, ka thënë tekniku italian.
“Ndeshjet e shumta bëjnë që niveli të ulet. Jam dakord se ka shumë ndeshje tani dhe kalendari duhet sistemuar. FIFA dhe UEFA duhet ta sistemojnë sepse nuk ka ndeshje nëse lojtarët lodhen”.