Milani vazhdon me rezultate fantastike në Serie A.
"Rossonerët" nga 10 ndeshje kanë shënuar 9 fitore e 1 barazim.
Në minutën e 14-të Giroud realizon për fitoren e madhe.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e 76 por me Torinon nuk arritën të dalin me një pikë.
Milani kryeson me 28 pikë por ka një ndeshje më shumë se Napoli në pozitën e dytë dhe Torino renditet në të 13-tën me 11 sosh.