La Liga spanjolle vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 10 të sezonit të ri 2021/22, ku Barcelona do të kërkojë fitoren si mysafirë kundër Rayo Vallecanos.
Pas humbjes në xhiron e kaluar kundër Real Madridit, Barcelona do të kërkojë me çdo kusht tre pikët sot kundër Rayo Vallecanos, ku të dy skuadrat i ndanë një pikë dhe një vend në tabelë.
Ndeshje sot do të zhvillojë edhe gjigandi spanjoll Real Madridi, i cili pret në shtëpi skuadrën e Osasunas, ku në rast fitoreje të “Galaktikëve”, këta të fundit do ta shihnin vetën të ngjiten në pozitën e parë.
Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Real Sociedadit me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi dhe Sevilla në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll kampioni aktual Atletico Madridi me gjithsej 18 pikë.
Në anën tjetër, Granada me shtatë pikë, Levante me pesë sosh, dhe Getafe me vetëm dy pikë gjenden në fundin e tabelës së La Ligas spanjolle.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Liga e gjeni më poshtë.
19:00 Mallorca – Sevilla (Stadiumi Visit Mallorca)
19:00 Rayo Vallecano – Barcelona (Stadiumi Campo de Futbol de Vallecas)
20:00 Real Betis – Valencia (Stadiumi Benito Villamarín)
21:30 Real Madrid – Osasuna (Stadiumi Santiago Bernabeu)