Ylli i Bayernit, Lukas Hernandez më në fund më të qetësohet.
Mëngjesin e sotëm gjykata e Madridit ka pezulluar kërkesën për 6 muaj burg pas dhunës që mbrojtësi kishte ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij.
Çështja e 25-vjeçarit bëri buje pasi rrezikonte të burgosej, por sot është marrë vendimi përfundimtar mbi çështjen e futbollistit.
Megjithatë, Hernandez nuk i ka shpëtuar një dënimi tjetër, atë të gjobës.
Gjykata e ka gjobitur futbollistin me 96 mijë euro si dhe ndalimin e veprimeve të tilla për 4 vitet në vijim, pasi në të kundërt do të përfundojë në burg.