Julian Alvarez është kthyer në futbollistin më të kërkuar për momentin.
Talenti i River Plate, po shkëlqen ku në sfidën përballë Argentinos Juniors ngriti peshë tifozët në Monumental Stadium me një gol dhe një asisit në vetëm dy minuta.
21-vjeçari ka shënuar 11 gola në këtë kampionat duke e ndihmuar ekipin të kryesojë renditjen i shkëputur 9 pikë nga Talleres de Cordoba.
Talenti i tij nuk ka mbetur pa u vënë re nga klubet europiane ku Milani, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Ajaxi janë vënë në garë për shërbimet e sulmuesit, kontrata e të cilit përfundon në dhjetor të 2022-it dhe përfshin një klauzolë që kap shifrën e 25 milionë eurove.