Tifozët shpesh bëhen protagonist jashtë fushë, por nuk mungon protagonizmi i tyre dhe brenda fushës.
Një rast konkret vjen nga Anglia në sfidën e luajtur mes Altrinkamit dhe Solihullit.
Në minutën e 90-të të takimit, një tifoz vendas hyn në fushë duke ndërprerë një aksion të skuadrës mike që ishte i rrezikshëm.
Ndërhyrja ishte prej një profesionisti i vërtetë duke ia bërë zili dhe mbrojtësve. Lojtari që kishte topin në zotërim i kërkoi menjëherë llogari gjyqtarit ndërsa tifozi vazhdoi të vraponte në fushë.
Pamjet kanë shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale duke u komentuar gjerë.