UEFA: Shkëndija para FC Shkupit dhe Vardarit

Futboll

UEFA: Shkëndija para FC Shkupit dhe Vardarit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:58
UEFA: Shkëndija para FC Shkupit dhe Vardarit

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, Shkendija nga Tetova, është klubi më mirë i renditur në listën e fundit të renditjes së klubeve të publikuar nga UEFA. Skuadra tetovare është në vendin e 132-të në listën e klubeve të UEFA-s, me 9.000 pikë.

Skuadra e dytë më e mirë e renditur nga Maqedonia në listën e UEFA-s është FC Shkupi, që renditet në vendin e 274-të.

Pas skuadrës nga Çairi, është Vardari, por në vendin e 347-të, Sileks u ndal në vendin e 355-të, Renova në 410-të, Rabotniçki në vendin e 411-të dhe Struga Trim Lum në vendin e 412-të.

Kujtojmë se kampioni gjerman Bajern Munihu aktualisht është klubi më i mirë evropian, sipas UEFA-s dhe pas tij në TOP 5 janë: Man. Siti, Liverpuli, Çellsi dhe Barcelona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat