FC Barcelona është duke pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman nuk është duke kaluar në formën më të mirë të mundshme.
Së fundmi, prej ndeshjes ndaj Real Madrid, përveç pikëve të humbura, te Barcelona u lënduan edhe disa lojtarë.
Frenkie de Jong dhe Ansu Fati nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës, derisa Ousmane Dembele mund të debutojë në sezonin e ri të La Ligas sonte me fillim nga ora 19:00.
Aktualisht, Barcelona renditet e nënta në La Liga, me vetëm 15 pikë të grumbulluara pas nëntë ndeshjeve.