“Blues” janë të hapur për transferimin e sulmuesit argjentinas qysh në afatin kalimtar të janarit. Ish-futbollisti i Sampdorias dhe i Interit nuk po gjen hapësira në ekipin e Mauricio Pochettinos.
Chelsea është futur në garë për transferimin e Mauro Icardit.
Lajmin e ka bërë të ditur portali “Fichajes”.
28 vjeçari pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi argjentinas nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Mauricio Pochettinos.
Së fundmi, ai ka probleme edhe në jetën private dhe futbollin e ka lënë në plan të dytë.
Interesim për futbollistin qe një kohë kishte shfaqur Juventusi.
Mirëpo, së fundmi ish-futbollistit të Sampdorias dhe Interit ia ka vënë syrin kampioni aktual evropian.
Chelsea do të mundohet ta transferojë ish-përfaqësuesin argjentinas qysh në janar.
Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por pritet të largohet nga “Parku i Princave” në fillim të vitit që vjen.
Mbi të gjitha, pas transferimit të Lionel Messit në Paris, largimi i Icardit është bërë më i mundshëm.
Chelsea e sheh 28 vjeçarin si pasues të Timo Wernerit, i cili mund të largohet nga Londra.