Dele Allit kthehet në çështje dite

Futboll

Dele Allit kthehet në çështje dite

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:49
Dele Allit kthehet në çështje dite

E ardhmja e Dele Allit kthehet në çështje dite te Tottenham.

Duke iu referuar asaj që shkruan Daily Mail, përjashtimi i mesfushorit anglez nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e kësaj të mërkure në Carabao Cup ndaj Burnley-t shton zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit nga Spurs që në merkaton e janarit.

Situatën e Dele Allit e bën akoma më të ndërlikuar fakti që në 3 ndeshjet e fundit ka qëndruar gjithashtu në pankinë pa luajtur asnjë minutë.

Në këtë sezon me Tottenham në të gjitha kompeticionet, Dele Alli është aktivizuar në 11 ndeshje duke numëruar 744 minuta në total, 2 gola dhe 1 asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat