Berisha është i vetmi që nuk ka shkelur fushën te Torino

Futboll

Berisha është i vetmi që nuk ka shkelur fushën te Torino

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 14:23
Berisha është i vetmi që nuk ka shkelur fushën te Torino

Etrit Berisha po kalon sërish një moment të vështirë në karrierë.

Portieri dhe kapiteni i Shqipërisë është duke qëndruar në stol te Torino duke i lënë vendin e titullarit Vanja Milinkovic Savic. Ky i fundit kishte të njëjtën vështirësi para këtij sezoni dhe nuk llogaritej për asnjë moment si portier i parë.

Më herët Etrit Berisha dhe Zaza ishin dy lojtarët e vetëm që nuk kishin prekur fushën me Torinon për këtë sezon.

Por Zaza ka qenë i dëmtuar dhe në mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit do të aktivizohej në minutën e 80 të takimit.

Kjo do të thotë se Etrit Berisha është i vetmi lojtar i Torinos që nuk është aktivizuar qoftë edhe për një minutë të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat