Newcastle duket se e ka gjetur trajnerin për të ardhmen.
Bëhet fjalë për trajnerin e Ajax-it, Erik ten Hag.
Sipas Daily Mail, bardhezinjtë duket se i kanë ofruar 7 milionë euro në sezon për ta bindur trajnerin holandez që të largohet, edhe pse kundër dëshirës, nga Ajax-i i tij.
Kontaktet mes palëve po zhvillohen nëpërmjet disa ndërmjetësve.