Plani i Real Madridit me Kylian Mbappen ndjek kursin e planifikuar dhe nëse gjithçka shkon mirë, pasi të përfundojë merkato e dimrit dhe nëse francezët nuk e kanë rinovuar, flasim për muajin shkurt, transferimi do të shpallet me bujë të madhe.
Kjo tashmë dihet nga PSG, e cila për çdo rast do të kishte mbyllur një nënshkrim të lartë për të zëvendësuar francezin, edhe pse ata besojnë plotësisht në mbajtjen e Mbappé deri në verën e vitit 2023.
Në çdo rast, kjo mund të jetë një çështje e komplikuar për PSG-në pasi ata janë në lojë për Champions League dhe për disa tituj të tjerë, megjithëse është gjithashtu e vërtetë që nuk është hera e parë apo e fundit që do të ndodhë.
Nga PSG-ja besimi është i plotë për rinovimin, këto situate të krijuara nga Real Madridi për klubin parisien shihen si presione.
E vërteta është se që rinovimi të ndodhë, nuk do të duhet të presim përtej dhjetorit, dhe nëse Mbappe arrin në merkaton e dimrit pa firmosur, do të dihet qartë se qëllimi i tij nuk është tjetër veçse të veshë të bardhën sezonin e ardhshëm.