Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, shpreson që Matthijs del Ligti të qëndrojë edhe për shumë vjet te klubi bardh e zi.
Chiellini ka kërkuar nga menaxheri i de Ligtit, Mino Raiola që holandezi të mos largohet.
“Matthijs de Ligt është një lojtar fantastik. Unë e quaj Thor (Zot i qiellit).
Shpresoj që Mino Raiola ta lërë të qëndrojë në Juventus edhe për shumë vjet.
Ai është 22-vjeçar, por me mentalitetin e një lojtari të nivelit të lartë”, tha Chiellini.