Interi kthehet të fitojë dhe e bën në një ndeshje jo të lehtë në fushën e Empolit. Mjaftojnë golat e D’Ambrosio dhe Di Marco për të mposhtur djemtë e Andreazzolit dhe mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami, që në pjesën e parë u pengua në zonë por VAR nuk e sinjalizoi episodin e penalltisë.
Një asist i Sanchez dhe devijimi me kokë nga D’Ambrosio.
Në pjesën e dytë, Riçi doli me të kuq dhe gjithçka u bë e lehtë për ekipin e Inzaghit, që shënoi edhe golin e dytë me Di Marco.
Fitojnë edhe Roma e Lazio.
Verdhekuqtë, me Mourinho në tribunë, arritën të përmbysin Cagliarin në Sardenjë.
Vendasit kaluan në avantazh me Pavoletti, por ishin Ibanez dhe kapiteni Pellegrini (super goditje dënimi) që i dhanë suksesin para ndeshjes me Milanin në fundjavë.
Cagliari -Roma 1:2
53′ Pavoleti / 71′ Ibanez, 78′ Lo. Pelegrini.
Lazio-Fiorentina 1:0
52′ Pedro.