Klubi i Barcelonës në orët e vona të ditës së mërkurë e ka shkarkuar Ronald Koemanin nga posti i trajnerit.
Shkarkimi i trajnerit holandez ka ardhur pas rezultateve negative në këtë sezon.
Poashtu edhe pas humbjes nga Rayo Vallecano të mërkurën mbrëma me rezultat minimal 1-0.
Barcelona nën drejtimin e Koemanit në La Liga në këtë sezon në 10 ndeshje regjistroi 4 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime, duke u renditur e nënta me 15 pikë.