E përditshmja spanjolle “Marca”, ka publikuar renditjen përfundimtare të votave nga gazetarët, kapitenët dhe përzgjedhësit e Kombëtareve, për sa I përket çmimit të “Topit të Artë”, i cili do të ndahet më 29 nëntor.
E përditshmja spanjolle zbulon se ylli i Bajernit, Robert Lewandowski, ka mposhtur Lionel Messin dhe Karim Benzeman.
Jorginho që ishte fitues i Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kampionëve është renditur i pesti, derisa çuditërisht Mohamed Sallah është në vendin e katërt.
Zhgënjim i madh ishte i Cristiano Ronaldos që u rendit në vendin e nëntë.