Drejtuesi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se Manchester United i ka ofruar Erling Haaland një kontratë më të pasur kur ai po largohej nga Salzburg dy vite më parë.
Haaland refuzoi United dhe u transferua te klubi gjerman për 20 milionë euro në janarin e 2020-ës.
Megjithatë, Watzke ka pranuar se oferta e bërë nga Dortmund për yllin norvegjez nuk ka qenë më e mira.
“Oferta e Manchester United ishte më e mirë”, ka thënë drejtuesi i verdhezinjve
. “Megjithatë, Raiola ka kuptuar se do të ishte më mirë për Erling që të vinte te ne”.